Gjata: 21 Janarin e hetoi FBI, po gazin lotsjellës në 16 Shkurt kush do e hetojë?
Gjatë intervistës për Syri.net. sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata komentoi edhe përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës së 16 Shkurtit.
Sipas tij, fakti që vendi nuk ka prokurori nuk po hetohet sjellja e policisë dhe Gardës gjatë protestës.
“Nuk dalin njerëzit në rrugë. Për xhiro? Ndërkombëtarët patën atë trembjen se mos avancon.
Ishte meritë e gjithë degëve që nuk lejuan avancimin e dhunës. Dje të gjitha mediat e Italisë hapeshin me lajmet e Shqipërisë.
Euronews mbi një orë për Shqipërinë, dhanë gjë për Vlorën. Cili ndërkombëtar do të justifikonte arrestimin e njerëzve pse shkulën një kërpudhë?
Duhet të hetohet gazi lotsjellës. Po kush ta hetojë? Nuk kemi prokurori. Edhe 21 Janari u hetua. Erdhi FBI”, deklaroi zyrtari i PD-së.
KOHA JONË SONDAZH

