Gjata: 400 mijë vaksina stinore janë porositur dhe siguruar nga ISHP-ja për grupet e riskut
Në një intervistë për Ora News, rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata u shpreh se ekziston një shqetësim që Covid-19 të mos mbivendoset me virozat e stinës.
Ai tha se unë janë rreth 400 000 mijë vaksina të porositura dhe të siguruara nga ISHP-ja për vaksinimin e popullatës më të riskuar.
Arben Gjata: Ne kemi shqetësime ashtu si specialistët në të gjithë botën, se situatat Covid do të mbivendosen me virozat e stinës. Është menduar me kohë që deri në qershorin e vitit 2021 të vaksinohen ato që quhen popullata të riskut. Mesa di unë janë rreth 400 000 mijë vaksina të porositura dhe të siguruara nga ISHP-ja. Të gjitha grupet e riskut janë parashikuar të vaksinohen. Unë do të thoja që është mirë që të vaksinohet e gjithë popullsia për virozat e stinës, proces që fillon në tetor ose nëntor. Një gjë e tillë do të shmangë mbivendosjen mes dy covidit dhe virozave të stinës.
Sipas Gjatës, virusit nuk i ka rënë infektueshmëria dhe kjo duket nga numri ditor i vdekjeve. Ai shtoi se prova e vërtetë për sistemin shëndetësor do të jetë periudha e dimrit në raport me pandeminë.
Nga ana tjetër, virusi nuk është më pak infektues. Të mos harrojmë se kemi një numër të lartë viktimash përditë. Rritja e numrit të të prekurve ishte e pritshme me hapjen e aktivitetit ekonomik dhe social. Besoj se duhet të ishim më të përgjegjshëm, se u krijua një përshtypje të popullatë se e kishim kaluar virusin dhe se nuk ekzistonte. Në periudhën e parë të hapjes pati shumë neglizhenca në mbajtjen e masave anti-Covid. Rritja e numrit bëri që të rritej përgjegjshmëria. Periudha e verës, bëri që të ketë një përhapje mes të rinjve, por kjo shoqërohet edhe me prekjen e familjarëve të tyre.
Në venin tonë kemi një situatë të qëndrueshme, pasi kemi pasur një ulje pas mbylljes së sezonit veror. Kjo situatë do të vazhdojë edhe për 2-3 javë. Ndërsa do të shohim se si do të vazhdojë situatë në muajt e dimrit që janë muaj prove për shëndetësinë.