Gjata: Përgjimet e ‘Bild’ mesazh për Ramën. Të dorëhiqet!

Sekretari i PD, Çlirim Gjata u shpreh se publikimi i përgjimeve janë mesazh përm kryeministrin Edi Rama. “Kjo është kur kryeministri nuk sheh më larg se hunda e vetë. Donte të përplasej me Zërin e Amerikës dhe me Bild. Çfarë janë këto që po publikojnë këto media? Janë mesazhe për kryeministrin: “Ta kemi dosjen, zgjidh krizën”, u shpreh Gjata.

“Kryeministrin e kanë kapur me të dyja duart në kriminalitet. Një person që është në kërkim për trafik ndërkombëtar të ketë të tilla lidhje politike. Po shihet si rrezik i madh për Europën.  Gjermania kërkon ta pastrojë këtë gjë pasi po pengohet projekti i madh gjerman për Ballkanin Perëndimor ka ngecur. Ndaj dhe po i nxjerr “Bild” këto. Kryeministri ti thërrasë mendjen! Çfarë do të bëjë për të zgjidhur krizën? Duhet të japë dorëheqjen, ndrshe nuk ecën”, u shpreh sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?