Gjatë ditës ishte paraqitur në spital, në mbrëmje gjendet e pajetë 46-vjeçarja në Pogradec
Ka ndërruar jetë një 46-vjeçare në Pogradec. Sipas uniformave blu, gruaja është gjetur pa shenja jete në banesë.
Ajo ishte paraqitur më herët gjatë ditës në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.