Gjatë korrikut, çdo ditë 8 vjedhje banesash

Në verë shtohen ditët e pushimeve për shumë njerëz, ndërsa për grabitësit e banesave shtohet puna. Vazhdimisht ata sofistikojnë mënyrat e vjedhjes së apartamenteve dhe shtëpive, ndërsa policia apelon qytetarët për kujdes të shtuar.

Për t’u siguruar që nuk ka njeri në shtëpi, hajdutët vendosin fletepalosje promocioni te dera jashtme e apartamentit. Më pas kthehen pas dy-tri ditësh dhe nëse fletushkat janë ende aty, për grabitësit kjo është shenjë që në banesë nuk ka njerëz, ndaj ajo piketohet për t’u grabitur.

Gjatë muajit korrik në Tiranë janë denoncuar në polici mesatarisht 8 vjedhje objektesh, 5 nga tëcilat kanë qenë apartamente banimi. Nuk i kanë shpëtuar grabitjes as bizneset, ku çdo ditë sipas policisë janë grabitur rreth 3 biznese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uniformat blu theksojnë se, zbulimi i grupeve kriminale dhe dënimi i tyre në gjykatë ka qenë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por pavarësisht kësaj, numri i vjedhjeve në kryeqytet nuk është ulur. Fenomeni i vjedhjeve është kthyer në një shqetësim edhe në zonat bregdetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?