Gjatë pelegrinazhit vjetor të haxhit në Arabinë Saudite, temperaturat arritën 52 gradë Celsius, shënohen viktimat

Të paktën 13 pelegrinë iranianë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit vjetor të haxhit në Arabinë Saudite, ku temperaturat janë rritur ndjeshëm ditët e fundit, raportoi të hënën media shtetërore iraniane.

“Që nga 6 qershori, numri i përgjithshëm i pelegrinëve iranianë që humbën jetën gjatë haxhit të këtij viti ka arritur në 13”, tha njësia e operacioneve shëndetësore dhe mjekësore e Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme rreth shkaqeve të vdekjeve, por i njëjti burim deklaroi se “në ditët e fundit, temperaturat në qytetet e shenjta të Arabisë Saudite kanë arritur në 47°C, gjë që mund të shkaktojë goditje të rënda nga nxehtësia tek pelegrinët”.
Numri i konsultave mjekësore të ofruara për pelegrinët iranianë në qendrat e Gjysmëhënës së Kuqe në Medinë dhe Mekë, në pjesën perëndimore të mbretërisë, arriti në 138,900, sipas IRNA-s.
Këtë vit, 86,700 iranianë kryen pelegrinazhin kryesor në Mekë dhe rrethinat e saj, i cili sapo ka përfunduar.
Në vitin 2024, më shumë se 1,300 pelegrinë, përfshirë 22 iranianë, vdiqën gjatë haxhit , kur temperaturat arritën 52 gradë Celsius, sipas autoriteteve.
Ndryshimi i klimës po rrit frekuencën dhe intensitetin e valëve të të nxehtit. Vdekjet e vitit të kaluar tregojnë se sa të prekshëm janë besimtarët ndaj këtyre kushteve ekstreme të motit.
Viti 2024 ishte viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku të Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?