Gjebrea: PS do mandatin e 3-të për të vazhduar punët e saj, ne kemi vizion

Në një intervistë për RTV Ora, deputetja e PS-së, Elona Gjebrea u shpreh se qeveria ka bërë shumë 8 vite dhe se vendi po shndërrohet në një kantier ndërtimi.

Gjebrea tha se ka shumë gjëra që nuk janë bërë, por PS ka vullnetin, vizionin dhe ka treguar se di t’i bëjë punët e mira në vend.

Gjebrea: Kemi bërë shumë gjëra në 2 mandate dhe shumë reforma të rëndësishme. Reforma e një shqipërie që po transformohet edhe me kantiere ndërtimi. Duam që këto reforma të shtyhen më tej edhe me investime publike që nuk janë bërë deri më sot. Kur bën punë sigurisht që do të kesh edhe kritika, por qeveria është hapur për qytetarët dhe pranon kritikat. Në shumicën e rasteve, ngrihen akuza pa bazë, duke krijuar një situatë me perceptim të gabuar. Ne kemi qenë shumë transparentë, edhe me revolucionin digjital dhe e-albania.

Qeveria është përballur mes sfida të madhe si pandemia dhe tërmeti. Nëse shuma të caktuara do të përdoreshin ne investime, na ëhstë dushur që të devijohen dhe të shkojnë në mbështetje të pandemisë dhe tërmetit. Ka shumë gjëra që nuk janë bërë, por ne e kemi vullnetin, vizionin dhe kemi treguar se dimë t’i bëjmë punët dhe duam që të vazhdojmë më tej. Kjo është ajo që na ndan me opozitën, që ka vetëm llafe dhe nuk ka vizion.

Sipas Gjebreas, edhe sondazhet tregojnë se PS është dominante dhe fituese, si dhe shtoi se duhet punuar më shumë me të rinjtë, sidomos në kryeqytet.

Gjebrea: Nga java e jashtme do të japim edhe detaje lidhur me programin. Ne nuk kemi një vizion të ngushtë, por një vizion afatgjatë. Shqiptarët do të dinë të zgjedhin një parti si PS që ka ditur ta kritikojë veten. Ne kemi treguar se dimë të thithim fonde dhe përmes besimit të qartë ne kemi arritur të marrin fondet për tërmetit. Edhe për pandeminë, kemi arritur që të bëjmë më të mirë, me kushtet që kemi, sepse kjo është një situatë globale. U arrit që të merret një sasi e konsiderueshme vaksinash. Edhe sondazhet tregojnë se PS është dominante dhe fituese. Sigurisht që duhet të punojmë me të rinjtë me shumë. Në Tiranë puna do të fokusohet më shumë te të rinjtë.

SHKARKO APP