Gjekmarkaj apel Bardhit dhe Tabakut: Ndaloni Bashën që të marrë logon dhe vulën e PD-së

Kush do të futet në garë për të qenë kryetar i PD-së, dhe do të shuajë përçarjen? Deputeti Agron Gjekmarkaj ka dalë me një thirrje për Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin sa i takon situatës në PD. Ai thotë se duhet të kurajo për të ndaluar Lulzim Bashën të marrë si të tijën atë që nuk është dhe t’i rezistohet asimilimit nga Sali Berisha. “Tek e fundit edhe atij i duhet dhënë ënde një mundesi e kufizuar si pergjeqës kryesor e fajtor po i tillë që të racionalizojë raportin mes se mundures dhe të pamundures. Zgjidhje pa të nuk ka siç me të fitorja është genjeshtra më e madhe që ofrohet në piate”, shkruan ai.

Deklarata e plotë

Në paarsyen e përgjithshme që ka shperrthyer si i baraslarguar nga “Foltorja” dhe “Vula” ndaj Bardhit e Tabakut kam një lutje të bëjnë gjithçka që PD zyrtare të mos vrasë çdo deshiëe për një opozite të re e cila nis me bashkimin si kushti më elementar.

Aty ku ka mbaruar pothuaj gjithçka nuk duhet të mbarojë kurajo për të ndaluar njërin nga fajtoret emri i të cilit është Lulzim Basha për të marrë si të tijen atë që nuk është, logon e vulen e PD-së. Njerzit me 14 Maj i thanë ske punë me to. Pastaj i pat 9 vjet! Ç’bëri me to? Atë qe dini, një vrime në ujë.

Po kaq grupi i mbetur duhet ti rezistojë asimilimit nga Sali Berisha me shpresen që vdes e fundit se ai do të terhiqet nga konflikti me kohen dhe të ardhmen. Tek e fundit edhe atij i duhet dhënë ënde një mundesi e kufizuar si pergjeqës kryesor e fajtor po i tillë që të racionalizojë raportin mes se mundures dhe të pamundures. Zgjidhje pa të nuk ka siç me të fitorja është genjeshtra më e madhe që ofrohet në piate.

Partia e “Vules” nuk ka më anëtar por ka forume emermedha qe vazhdojnë e thirren kolegj kryetaresh , kryesi me the e të thashë, diku nja 50 veta që kanë humbur lidhjet me realitetin dhe i kanë ato vetem me Bashen. Bardhi është kryetar i një grupi parlamentar prej 20 deputetesh të dalë nga zgjedhjet e Prillit 2021 të cilet kanë një mbeshtetje ku e ku më te madhe e legjitime se komuniteti “kolegj& kryesi”.

Ndaj duke parë maskaraden një funksionale i bëj thirrje Bardhit , Tabakut si koleg e qytetar të bëjne gjithçka për të penguar pa u kompleksuar aspak pervetesimim e simboleve të pluralizmit nga një qejfli karrigeje per ambicje personale. Mund të deshtoni në të dy anet por fitoni shumë nuk ju mbetet në kurriz turpi i një vjedhjeje dhe hedhja në ere e çdo ure bashkimi. Nuk mund të bëhen zgjedhje vetem në kompjuter me lista të “vdekura”.

SHKARKO APP