Gjekmarkaj: Basha dhe Berisha si bunkerë! PD po rrezikon të shkojë në pikën pa kthim

Partia Demokratike, ajo pjesë që ka vulën me vendim gjykate vijon që të jetë e përçarë dhe e ndarë. Deputeti Agron Gjekmarkaj, thotë se situatën në partinë e tij ai e shikon me rrezik, duke thënë se mund të shkojë në një pikë pa kthim. Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së së vulës më 29 korrik, ai thotë se nëse ndodhin, do të jenë një “mini puç i ndyrë”.

“Situata në PD më dhëmb shumë dhe e shoh me dëshpërim që faktorë që do duhej të ishin zgjidhje, janë fasadë. Berisha dhe Basha. Kjo do të çojë në një pikë pa kthim, sepse nëse gjykojmë mënyrën si po sillen, shoh që do kemi një mini-parti që tenton Basha ta marr me artifica, është gati një puç.

Bardhi ka meritë që po bën një përpjekje për t’u dhënë kohë që të ndalen ose të gjejnë zgjidhje që çon drejt bashkimit. Basha natën e sulmit pas mbledhjes së Kryesisë bëri në tentativë një mini 8 janar. Nëse Berisha e bëri në mënyrë më tragjike, ky e bëri natën në mënyrë komike, duke dëshmuar dhe përmasën e tij para Berishës, dhe në gjëra të këqija. Nëse Basha merr asgjënë, një gjë me pak njerëz, me më shumë institucione se anëtarë, është shërbim që i bëhet pushtetit.

Basha po tenton të bëj puç me 7-8 veta, ose me 20 veta në gjithë Shqipërinë. Ndërsa Berisha ka shpallur që nuk lëviz, dhe kemi dy bunkerë! Nëse bëhen zgjedhje më 29 korrik, atëherë është një puç i vogël, puç i ndyrë”, tha ai në ”News 24”.

SHKARKO APP