Gjekmarkaj: Fajtor për humbjen në Kukës jo kandidati e as Partia e Lirisë, por…
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj nuk bën kandidatin Emri Vata apo strehimi nën logon e Partisë së Lirisë së Ilir Metës për humbjen në Kukës. Ai bën përgjegjës kryesor gjendjen në të cilën ndodhet opozita.
“Sa më shumë skandale e rrethojnë, aq më shumë fitore korr në terren. Gjendja kaotike e opozitës ka dekurajuar qytetarët për beteja dhe në një farë mënyrë e ka lënë hapur portën që qeveria të shënojë golin e radhës pa vështirësi”, tha Gjekmarkaj në A2 CNN.
Ai e rendit veten në listën e atyre njerëzve që e ka pritur humbjen në Kukës, por kurrsesi me gati 5000 vota diferencë. Prandaj, ai ka një mesazh për opozitën.
“Unë e kam pritur humbjen në Kukës, por më ka befasuar përmasa dhe indiferenca e elektoratit të djathtë. Opozita do duhet ta ndërpresë këtë zinxhir humbjesh, qoftë të vogla, apo të mëdha”, përfundoi deputeti demokrat.