Gjekmarkaj mbështet reagimin e qytetarëve: Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë ndot zonën
Nënkryetari i PD-së, deputeti i Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka ndarë shqetësimin e shprehur nga qytetarët që vjen nga ndotja e një fabrike të përpunimit të mbetjeve shtazore të banorëve të Lagjes ‘Skenderbeg’ në Lezhë dhe banorëve të Grykë Zezës. Gjekmarkaj shprehet se Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Mjedisit nuk duhet e nuk mundet të rrinë duar e gojë lidhur për këtë realitet kaq ulëritës!
Deklaratë mbi shqetësimin e banorëve të Lagjes “Skenderbeg” në Lezhë dhe banorëve të Grykë Zezës nga ndotja që shkakton Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë!
Banorët lagjes “Skënderbeg” dhe të Grykë Zezës por jo vetem ata, krejt zona perreth prej vitesh bashkjeton me një situatë ekologjike alarmuese! Një fabrikë e përpunimit të mbetjeve shtazore ka dëmtuar rënde cilësinë e jetes së tyre edhe atë shëndetësore! Sa herë impianti ndizet nje erë e tmerrshme pushton zonën! Kjo ndodh natën dhe ditën në çdo stinë! Nuk e kam me të dëgjuar por kam qënë personalisht dhe shqetësimi i banorëve bie në vesh të shurdhër prej vitesh. PD qe zotuar ti gjente zgjidhje kësaj problematikr nëse do vinte në pushtet në vitin 2021, pasi ligjërisht një fabrikë e tillë duhet të jetë 30 km larg zonave të banuara pasi përpunon mbetje shtazore të të gjithë rajonit.
Nuk mund të jetohet në këto kushte! Personat që janë ankuar e protestuar kanë patur edhe andralla ligjore e dënime. Thuhet se laboratorët nuk pranojnë të bëjnë analiza ose i shmangen konfrontimit me pronarët dhe mbështetësit e tyre! Një fëmijë, një plak, një grua apo burrë që e jeton jetën e tij në këtë zonë praktikisht është i dënuar të bashkjetojë me helmimin e përditshëm. Shpesh era e qelbur pushton edhe qytetin e fshatrat përtej tij! Sipas drejtuesve të subjektit, aktiviteti funksionon sipas kritereve të përcaktuara ligjore,problemi është se era e rëndë është shumë shqetësuese për banorët e lagjes dhe me gjërë!
Fabrika njihet me emrin I.N.C.A. Ky sybjekt ka detyrimin ose të përmirësojë teknologjinë sipas kritereve bashkëkohore europiane ku garantohet dimensioni ekologjik ose të spostohet dhe të gjejë zgjidhje të tjera! Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Mjedisit nuk duhet e nuk mundet të rrinë duar e gojë lidhur për këtë realitet kaq uleritës!
Pronari duhet të kuptojë që nuk jemi kundër kapitalizmit, industrisë dhe fitimit ( të tij në ketë rast) por jemi për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të banorëve të lagjes “Skenderbeg” Grykë Zezës, lagjes “Nënë Tereza” dhe mbarë qytetit të Lezhes e më gjërë! Ai duhet të jetë vetë ca ditë aty për të kuptuar si jetojnë ata dhe sa të drejtë kanë, të gjykojë si prind, si bir i dikujt dhe si banor!