Gjekmarkaj në spital, Noka: Urdhëruesi i dhu*ës do të mbajë përgjegjësi
Nga mosbindja civile në rrugë, demokratët kanë denoncuar dhunën ndaj nënkryetarit të PD-së Agron Gjekmarkaj, që sipas Flamur Nokës aktualisht është në spital për kujdes shëndetësor. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së akuzoi policinë dhe tha se ky është një akt kriminal dhe i paprecedentë dhe kushdo që e ka urdhëruar e zbatuar do të mbajë përgjegjësi.
”Jam këtu për të dënuar aktin kriminal bandistesk të narkopolicisë të urdhëruar nga narkoministri dhe të zbatuar nga ushtari i krimit të organizuar Proda dhe vasalët e tij kundër nënkryetarit të PD dhe nënkryetarit të Kuvendit zotit Gjekmarkaj. Të dëshpëruar bandat e shtetit dhe narkoolicia nga efektet dhe jehona e mosbindjes civile si rruga e vetme për ta pastruar edhe këtë polici nga këta narko titullarë e narko drejtues si rruga e vetme për t’i dhënë vendit zgjidhje Shqipërisë zgjedhje të lira.
Të tmerruar nga jehona ndërkombëtare e hapave të opozitës ata urdhërojnë për të shtypur revoltën me dhunë në këtë dhunë të shfrenuar ata nuk llogarisin se përballë kujt janë. Ata janë të tërbuar se është duke u ardhur ngordhja dhe për këtë askush nuk duhet të ketë dyshim. Drejtuesve të policisë po u vjen ngordhja ndaj po dhunojnë! Dhunën ndaj zotit Gjekmarkaj do të përgjigjet ai që ka urdhëruar e zbatuar këtë mizori ndaj deputetit”,-tha Noka.