Gjekmarkaj nga Athina: Vota për PD, është votë për zhbllokimin e historisë
Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj, nga Athina, u ka bërë thirrje emigrantëve të votojnë për Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit.
“Më 11 maj duhet të largojmë dëbuesin e shqiptarëve dhe të hapin derën dy kanatësh për rikthimin e atyre që duan të kthehen në vendin e tyre. Bashkimi i votës së zemrave, ndalon rrëzimin, rënien, shkretimin, lotët e nënave, korrupsionin.
Kjo votë për PD është votë për zhbllokimin e historisë, djepet duhet të përkunden sërish në trojet tona.
Sali Berisha është këtu sot, si dje në Itali, për një besëlidhje kombëtare, për të udhëhequr magën shqiptare, për të përmbushur misionin e tij, për rrëzimin e narkodiktaturave dhe rikthimin e demokracisë. Besojini historisë së tij. Fitore”, tha Gjekmarkaj.
KOHA JONË SONDAZH

