Gjekmarkaj nga Rubiku: Më 29 tetor do t’i bllokojmë rrugën neodiktaturës

Nënkryetari i PD-së, njëherësh drejtuesi politik i Lezhës, Agron Gjekmarkaj i ka bërë thirrje qytetarëve që me datë 29 tetor të behën bashkë për bllokimin e rrugës së Milotit.

Gjekmarkaj është shprehur se në mosbindje civile, synohet t’i bllokohet rruga regjimit, që sipas tij përdor si armë arrestimin politik të drejtuesve të opozitës.

“Ne Mirdite ( Rrubik) ne token e Katedraleve, te beses , qendreses,lirise dhe identitetit Europian te shqiptarve! Ne festen e geshtenjave, ne gezimin e jetes ne nevojen per ndryshim!

Te gjithe ne mosbindje ndaj regjimit, bashke me 29 Tetor ne Milot jo ne bllokimin e rruges por ne ate te neodiktatures, qe rrezik sheh opoziten, qe arme ka arrestimin politik! Bashke per Shqiperine europiane kunder narko skay enkroçat! Mirdita e e 600 viteve liri! Mirditda e princave e kapedanve, Mirdita e fjales dhe perballjes!”, shprehet Gjekmarkaj.

SHKARKO APP