Gjekmarkaj: Po arrestohen mbështetësit e opozitës, po sillen si policia e Adil Çarçanit

Placeholder Image

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj i ka drejtuar një thirrje Komisariatit nr6 të Policisë së Tiranës që të sillet si pjesë e Policisë së Shtetit dhe jo si një falangë kriminale.

”Po arrestohen protestuesit paqësorë. Ne u provokuam nga policia, pati dhunë joproporcionale. Hodhën ujë me spec, gaz lotsjellës, ndaj protestuesve, përfshi edhe ndaj të moshuarve”, tha Gjekmarkaj. Ai tha se policia shtyu deputetët, qytetarët.

Ai tha se shtyrjet ishin të forta, veçanërisht për gratë dhe të moshuarit.Kjo polici po sillet si ajo e Adil Çarçanit në 1991”, tha Gjekmarkaj. Ai i ka drejtuar thirrje drejtuesve të Policisë që të mos provokojnë më tej situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Gjekmarkaj tha se segmente të shoqërisë, madje edhe qytetarë që nuk janë anëtarë të PD-së, iu bashkuan protestën, bllokuan rrugën, për të zhbllokuar rotacionin politik në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?