Gjekmarkaj: Të largohen nga Qendra Albanologjike ish-anëtarët e Sigurimit të Shtetit
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj foli në kuvend për Akademinë e Shkencave, ku kërkoi që të përjashtohen ata që kanë qenë e ish-Sigurimit të Shtetit.
“Nëse dëshironi të bëni vërtet një gjest purifikues kërkojuni ta lënë akademinë dhe institucionet e tjera të gjithë spiunët e sigurimit të shteti! E kuptoj nostalgjinë e Enveristëve dhe Ramizistëve për të marrë çfarë u la Enveri ndaj për ta duhet një vaksinë dekomunistizimi që Shqipëria në 30 vjet liri se prodhoi dot. Me moton Akademia buzëqesh Gjinushi serbes”, u shpreh Gjekmarkaj.
Sipas tij, ka një përpjekje “për të asgjësuar Qendrën Albanologjike shqiptare me kërkesë të Skënder Gjinushit, i cili i ka dërguar shkresë zotit Agaçi që të përgatisë një projektvendim”.
Deputeti demokrat shtoi se është e tmerrshme që “sa herë ndërron pushteti në këtë vend bëhen eksperimente kriminale në kurriz të dijes, albanologjisë dhe kulturës kombëtare”.
Ai paraqiti disa propozime, drejtuar Ministres së Arsimit Evis Kushi dhe deputetëve në sallë:
Të mbrohet autonomia e QSA njëlloj sikurse të gjitha institucioneve që operojnë brenda Ligjit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor;
Të ndërpriten presionet e dirigjuara nga drejtuesi politik i administratës së Akademisë së Shkencave, per uzurpimin me ndihmën e njerëzve në linjë të dytë pranë qeverisë dhe KM.
Të respektohen vendimet e Senatit dhe Këshillit të Profesorëve për mbrojtjen e autonomisë së akademisë albanologjike.
Të rishkruhet VKM e vitit 2008 në konditat e ndryshuara të ligjit të ri të vitit 2015, duke ia rinjohur statusin special institucionit, si qendër e e avancuar e kërkimit shkencor ndëruniversitar.