Gjekmarkaj: Teatri, provë për shoqërinë shqiptare
Analisti Agron Gjekmarkaj e cilëson si tinzare mësymjen e policisë të mërkurën për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një opinion për gazetën Panorama me titull: “Secili burgun e tij”, analisti shkruan se në oborrin e Teatrit po luhet skena e fundit e tragjedisë së demokracisë shqiptare.
“Ndoshta ja vlen që të lihet plazhi, të dilet nga shtëpia jo si spektatorë po si aktorë të fatit personal! Shpesh është thënë që Teatri është vija e kuqe ! Kjo është një provë për opozitën po më shumë së për të për krejt shoqërinë! Juntat nuk kane sedër as moral, ato nuk kane parime e dhembshuri, ato nuk njohin qytetarin si njësi sociale!Anët e vektorit që ndërtojnë janë sundimi dhe nënshtrimi në mes shërbëtorët, instrumentet e dhunës e të poshtërimit! Sot shërbëtorët turren, ulërijnë, këlthasin me zell ne emër të Zotit të vetëm për ta në emër të Edi Ramës! Ai është bamirësi, shelbuesi, garantuesi dhe çdo kush që e kritikon e për më tepër i cënon karrigen shndërrohet në qenie e urryeshme për shërbëtorët!”, shkruan Gjekmarkaj.
Në këndvështrimin e tij, kanë mbetur vetëm dy opsione për qytetarët shqiptarë: rezistence ose opangën me goje. “Unë opangën e tij dhe te pisave që ka përreth e pështyj e refuzoj! Përsëri erdhi koha ku secili të bëje burgun e tij nëse e do këtë vend sadopak e nëse e do shumë të ardhmen e fëmijëve të tij! Në vjeshtën e karrierës si Xheladin Beu me gjasë Edi Rama me ligj mund të hartojë edhe kërkesa të tjera se opangën në gojë po e fut e s’ka kush bërtet më! Pastaj e gjithë jeta jonë do të jetë një pasdite admirimi për statuset e shërbëtorëve të Kapose!”.
Në mbyllje të artikullit, Gjekmarkaj thekson se “s ot të paktën, mos pyesni ambasadorët, lëreni Lejlen e Boshardin në shejtninë e vet por dilni dhe mbroni demokracinë jo më thjesht trashëgiminë historike!”.
KOHA JONË SONDAZH

