Gjekmarkaj: Zonja “Pushka” shoi Parlamentin me urdhër të Ramës. Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo

Placeholder Image

24 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Kuvendi me 2 muaj. Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së, Agron Gjekmarkaj e ka quajtur shuarje të Parlamentit me urdhër të Ramës, vendimin e Etikës. Për të këto veprime ku tentohet shuarja e opozitarizmit, është trashëgimin që kjo mazhorancë e ka nga etërit e diktaturës. ”Edhe rregullorja e dhunës e miratuar pak kohë me parë si represion ndaj opozitës nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte për dënime të tilla 40-60! Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo”,-shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i plotë

Vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka” e partisë me urdhër të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është de fakto shuarje e Parlamentit!
Një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës!

Swiss Digital Desktop Reklama

Bindja “paternaliste” se “unë” kam të “drejtë” dhe bëj ç’të dua, dhunoj, ndëshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shenjë e qartë e degradimit të këtij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kësaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike! Turp për kolegët kukulla të PS-së që kaq padënjesisht përdoren. Pushteti në çdo rast është i përkohshëm, jeta më e gjatë, turpi i përjetshëm! Ju lutem mos na buzëqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të përdorur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe rregullorja e dhunës e miratuar pak kohë me parë si represion ndaj opozitës nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte për dënime të tilla 40-60! Hakmarrje dhe jo ndëshkim sipas ligjit! Dënim pa ligj si në diktaturë! E keni në traditën e eterve shuarjen e opozitarizmit! Shqiptarët nuk do ju lejojnë! Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?