Gjeli dhe muzika në shtëpi, mbyllja në orën 20:30 faliment për baret dhe restorantet

Mbyllja në orën 20:30 nuk është mirëpritur nga sektori i bareve dhe restoranteve. Pronarët e tyre deklarojnë se mbyllja e bizneseve është absurde pasi shume prej subjekteve janë në prag falimentimi shtojnë ata. Në kushte të tilla ata paralajmërojnë edhe një formë të veçantë proteste, duke nxjerrë jashtë karriget në shenjë revolte ndaj kufizimit të orarit.

”Paguajmë taksa e çdo tarifë tjetër dhe nuk kemi asnjë lehtësi. Do reagojmë padyshim ne një formë revolte ndaj këtyre masave që na prekin drejtpërdrejt. Do vendosim karriget nga data 24 atëherë kur hyjnë edhe masat në fuqi. Edhe pse pa dashur kemi dërguar në shtëpi një pjesë të stafit ku ne kemi investuar, që s’kanë përfituar nga asnjëra paketë”,- tha Enri Jahaj, përfaqësues i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Një vit më parë ky restorant bëhej gati të priste dhjetëra familjarë për festat e fundvitit, diçka që nuk do të ndodhë këtë vit për shkak të pandemisë. ”Kemi pësuar padyshim një goditje të rëndë nga pandemia. Deri më tani kemi bërë shkurtim stafi e pagash sepse nuk ia dilnim dot. Prisnim turistë, prisnim emigrantët që te vinin sepse këtë periudhë 2-javore fundviti le të themi e mbanin gjallë ata. Me kufizimin e orarit tashmë duhet të bëhemi gati për mbyllje 1 orë para që stafi të mos kapërcejë orën policore”,-thotë Kujtim Dervishi, kryetar i shoqatës së restoranteve turistike.

SHKARKO APP