Gjen kohën dhe pas një jave ministrja shpreh ngushëllimet për vrasjen e Mateos

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e cila është komentuar shpesh për qëndrimet dhe të folurit në publik, më në fund e ka gjetur kohën për të komentuar vrasjen makabre të 8-vjeçarit Mateo.

Para një jave kur ndodhi ngjarja, ajo refuzoi për të dhënë një qëndrim, duke thënë se ”s’kam kohë”. Teksa u ka shprehur familjarëve ngushëllime, ministrja nga Korça tha se uron që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në vend.

”Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa më e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Për sa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do të thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht. Do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?