Gjenden disa predha në lumin e Matit, dyshohet të jenë mbetje nga tunelet e municioneve luftarake

Predhat e gjetura në lumin Mat, Dema apel banorëve: Tregohuni të kujdesshëm kur jeni në shtratin e lumit

Një ditë më parë në shtratin e lumit Mat u konstatua e paplasur një predhë mortaje. Ishte një banorë i zonës i cili e pikasi dhe menjëherë njoftoi policinë e cila shkoi në vendin e ngjarjes. Predha ishte e mbështjellë me një leckë, ndërsa rezultoi që të kishte në të edhe djegorja e cila rrezikonte shpërthimin.

Policia dhe strukturat Vendore të Mbrojtjes Civile në Klos njoftuan menjëherë Ministrinë e Mbrorjtjes e cila dërgoi një grup të repartit të xhenios.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes forcat xheniere kanë bërë edhe një krehje tjetër të zonës ku kanë konstatuar edhe dy predha të tjera. Ata bënë shpërthim të kontrolluar duke shmangur rrezikun për banorët. Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes Civile në Bashkinë Klos, Nerim Dema ju bëri apel banorëve që zbresin në shtratin e lumit Mat, të bëjnë kujdes, pasi mund të ketë edhe predha të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Predhat dyshohet se mund të jenë mbetje nga tunelet e municioneve luftarake tek ish pazari i vjetër, tunele të cilat u çertifikuan të pastra nga ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Por nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë hedhur nga banorë të cilët në vitin 1997 morën municione luftarake nga këto tunele.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?