Gjenden dy turistët e humbur në malin e Korabit

Dy turistët të cilët kishin humbur kontaktet prej pasdites së djeshme janë gjetur në majën e malit të Korabit.

Lajmi për gjetjen e turistit çek dhe francez konfirmohet nga policia e Dibrës.

Atyre u ishin fikur celularët për shkak se nuk kishin bateri.

Policia nisi kërkimet për gjetjen e turistëve prej pasdites së djeshme.

Ata ishin parë për herë të fundit në fshatin Radomirë, pjesë e njësisë administrative të Kalasë së Dodës.

Policia kërkoi ndihmë dhe të një helikopteri për shkak të terrenit të vështirë të pranisë së dëborës dhe temperaturave të ulëta.

Ata ishin larguar nga një banesë në zonë në orën 16:00 të pasdites së djeshëm dhe nuk ishin kthyer më.

 

SHKARKO APP