Gjenden eshtrat e 72-vjeçarit, i zhdukur një vit më parë

Eshtrat e një 72-vjeçari të shpallur të zhdukur që në muajin qershor të vitit të kaluar, u gjetën në afërsi të fshatit Krushovë në rrethin e Korçës. Bëhet fjalë për eshtrat e 72-vjeçarit Themo Taçe, i shpallur i zhdukur më 24 qershor të 2014-ës.
Eshtrat janë gjetur rastësisht nga banorë të fshatit Krushovë në një përrua.
Pas denoncimit, policia mori në dorë rastin në fjalë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimit të rrobave, u bë identifikimi i eshtrave.
I moshuari vuante nga sëmundje mendore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?