Gjenden mbetjet kockore të një njeriu në Tepelenë

Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysmë kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane.

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbetje të tjera kockore. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

SHKARKO APP