Gjendet 1 gomone në det, dyshohet se do përdorej për të trafikuar klandestinët e kapur në Vlorë
Një gomone është gjetur ditën e sotme në det. Dyshohet se mjeti lundrues do të përdorej për të trafikuar klandestinët sirianë të kapur në Vlorë më 8 janar.
Kujtojmë se mbrëmjen e 8 janarit u shpëtuan 50 klandestinë në Vlorë. Ata qëndruan mbi 3 orë në përballje me motin e keq në det të hapur. Destinacion kishin Italinë.
Strukturat lokale në Vlorë e kishin në përgjim grupin kriminal që do të realizonte transportin e tyre në Itali, por në lëvizje janë vendosur pas një telefonate. Në sallën e policisë Vlorë një person kërkoi ndihmë. “Gomonia po mbytet, ndihmë”. /abcnews.al/