Gjendet dhe sekuestrohet 1.5 kg kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën me 1 kg e 500 gramë kokainë.

Në pranga ranë 37-vjeçar E.G dhe 33-vjeçari F.Ç të dy nga Tirana, ndërkohë që po vijon puna për kapjen e një personi tjetër B.K i cili dyshohet se është bashkëpunoëtori i dy të arrestuarvë,

Dy të arrestuarit u kapën në Bulevardin e Kasharit, ku gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. G., u gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?