Gjendet e mbytur një grua në një rezervuar në Surrel një grua. Policia: S’ka shenja dhune
Aktualitet E Enjte, 17 Shtator 2020 09:42
Një grua është mbytur këtë mëngjes në një rezervuar, në Surrel të Tiranës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2020, rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifkimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.