Gjendet e vdekur një grua brenda dhomës së hotelit në Sarandë

Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në një hotel në Sarandë. Sipas policisë, gruaja rreth 69 vjeçe, me inicialet L.P është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për një turiste, e cila është gjetur e vdekur brenda dhomës së një resorti turistik në aksin Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë. Viktima është gjetur nga vajza e saj.

Blutë e Sarandës dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për shkaqet që mund t’i kenë marrë jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?