Gjendet edhe trupi i dytë i peshkatarit që u mbyt në Pogradec

Është gjetur edhe trupi i dytë i pajetë i peshkatarit që u mbyt në rezervuarin e fshatit Bradomirë të Pogradecit.

Ramazan Kojtari u mbyt mbrëmjen e shkuar bashkë me një person tjetër, teksa kishin dalë për peshkim.

Trupi i peshkatarit tjetër Arben Pupa, u gjet dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë që shkuan në vendngjarje mbrëmjen e shkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy viktimat dolën për të peshkuar së bashku në rezervuarin e fshatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e fshatit Bradomirë, ku shtetasi Arben Pupa 50 vjeç dhe Ramaza Kojtari 56 vjeç kishin dalë për të peshkuar, por nuk u kthyen më.

“50-vjeçari banues në fshatin Bletas të Pogradecit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë. Ndërkohë për shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, po vijojnë kërkimet me anë të polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij”, thuhej mbrëmjen e shkuar nga Policia.

Ora News - Pogradec, varka ku u mbytën dy peshkatarët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?