Gjendet i mbytur 50-vjeçari, kishte humbur kontaktet me familjarët
Aktualitet E Hënë, 10 Mars 2025 17:05
Trupi i pajetë i një personi është gjetur në bregdetin e “Gjirit të Hartës” në Sarandë. Viktima është shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur. Një ditë më parë, bashkëshortja e viktimës kishte bërë kallëzim në polici pasi kishte humbur kontaktet me 50 vjeçari. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
KOHA JONË SONDAZH

