Gjendet i mbytur punonjësi i hidrocentralit në Selenicë, dyshimet e policisë (Emri)
Një person është gjetur i mbytur në rrjetën e kanalit që sjell ujë për hidrocentralin e Lepenicës në fshatin Verbal, në Selenicë të Vlorës. Sipas policisë, viktima është Qerrem Curri, 60 vjeç, banues në fshatin Matogjin.
Sipas policisë, shtetasi Q.C ishte punonjës i mirëmbajtjes së kanalit të Lepenicës dhe paraprakisht dyshohet se mund të jetë mbytur duke pastruar këtë kanal.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të mbytjes së këtij shtetasi.
KOHA JONË SONDAZH

