Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Sukth, dyshohet se u vetëvra me armë gjahu
SUKTH
Një 76- vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Katund Sukth.
Policia dyshon se 76- vjeçari është vetvrarë me armë gjahu.
Por ndërkohë dokumentacionin e plotë e ka Prokuroria që do të zbardhë ngjarjen.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 22.08.2020, rreth orës 20:20, në fshatin Katund Sukth, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë gjahu shtetasi Gj.N., 76 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes