Gjendet i pajetë në banesën e tij biznesmeni shqiptar, mister shkaqet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku biznesmeni njohur Fehmi Gashi, është gjendur i pajetë në banesën e tij.

Kanë qenë familjarët e tij që kanë gjetur trupin e 42-vjeçarit pa shenja jete, gjatë paradites së sotme.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, ndërkohë që dyshohet se ka pësuar atak në zemër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas familjarëve, 42-vjeçari nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria dhe Policia e Prishtinës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gashi ishte pronar i shtëpisë së modës “Charlie Fashion”, e cila operon në disa pika shitjeje në kryeqytetin kosovar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?