Gjendet i pajetë në makinë një person në Vlorë

Një person është gjetur i pajetë në makinë tek zona e quajtur “Kapelja” në qendër të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia dhe vuante nga probleme të zemrës.

Forcat blu bëjnë me dije se personi, i identifikuar me inicialet E.L., 45 vjeç është gjetur nga familjarët sot rreth orës 10:50 në lagjen “Osman Haxhiu” në qytetin e Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?