Gjendet i pajetë në pyll 40-vjeçari shqiptar në Itali

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore në Paderno del Grappa, Treviso, Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se në trupin e 40-vjeçarit B. Dedja janë konstatuar plagë të shumta thike në kokë dhe në gjoks.

Ka qenë familja e tij ajo që ka ngritur alarmin për zhdukjen e 40-vjeçarit që banonte në Asolo, pasi prej mbrëmjes së të shtunës nuk kishin patur asnjë kontakt me të.

Me plagë të shumta në kokë dhe gjoks, gjendet i pajetë. Për herë të fundit ishte parë në zyrën publike ku banonte, dhe pasi policia ka nisur kërkimet, ai është gjetur i vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një Mercedes i bardhë, i cili nuk dihet se kujt i përket.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?