Gjendet i pajetë në rrugë 53-vjeçari në Kombinat. Policia jep detajet e para
Aktualitet E Hënë, 22 Nëntor 2021 09:04
Një 53-vjeçar, i identifikuar si P.G., është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trotuar në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme rreth orës 06:30. Forcat blu bëjnë me dije se dyshohet të jetë vdekje natyrale.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

