Gjendet i pajetë një i moshuar në Pogradec, kishte humbur kontaktet me të afërmit
Gjendet një trup i pajetë në një banesë në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës. Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë disa ditë më parë, pasi nuk iu ishte përgjigjur telefonatave të të afërmve.
Familjarët pasi e kanë kostatuar të vdekur, kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg.
Sipas policisë personi që u gjet i pajetë ka qenë i moshuar dhe vuante nga sëmundje të brendshme.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në lagjen nr. 5, Pogradec, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 72 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga sëmundje të brendshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
KOHA JONË SONDAZH

