Gjendet i pajetë një person në Tiranë pranë një kabine elektrike

Një person është gjetur pajetë te rruga “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.

Trupi i pajetë është gjetur pranë kabinës elektrike te zona e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 17:00, në rrugën “Bab Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?