Gjendet i pajetë një shtetas amerikan në Sarandë
Një shtetas amerikan me banim në Sarandë është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij.
70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska, prej tri vitesh jetonte i vetëm në një apartament me qira, në lagjen nr.1.
Prej tri ditësh 70 – vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij.
Kjo ka shqetësuar mikun e tij i cili njoftoi policinë e Sarandës. Kjo e fundit së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe atë mjekësor bënë të mundur të hyjnë në apartament, ku e kanë gjetur të pa jetë në shtratin e tij 70 -vjeçarin.
Duke qenë i huaj por nisur edhe nga situata e koronavirusit, trupi i tij është përcjellë drejt Tiranës për ekspertizë mjeko – ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Sipas burimeve hetimore nga policia në trupin e të ndjerit por edhe në brendësi të apartamentit, nuk janë vënë re shenja dhune apo shenja të tjera për të dyshuar për ndonjë akt kriminal.
/Ora News