Gjendet i pajetë shtetasi italian në dhomën e një hoteli në Kamzë. Policia jep detajet e para

Trupi i pajetë i një shtetasi italian është gjetur mëngjesin e sotëm në një hotel në Kamzë.

71-vjeçari me inicialet A.S., është gjetur i pajetë nga shërbimet e hotelit.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?