Gjendet i vdekur 29-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para
Një 29 vjeçar në Shkodër është gjetur i pajetë në një banesë banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”.
Policia bën me dije se është gjetur pa shenja jete, Arlind Dyli, dhe sipas policisë ky i fundit dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.
“Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç.”- njofton policia
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.