Gjendet i vdekur 43-vjeçari në Fier, ja dyshimet e para

Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të mërkurë në lagjen ‘’Sheq i Vogël’’ në Fier.

Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur nga familjarët.

Policia thotë se dyshohet për vetëvarje, por hetimet janë ende në vijim.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45, në lagjen “Sheq i Vogël”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi G. P., 43 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

SHKARKO APP