Gjendet i vdekur 45-vjeçari në Doganën e Vorës, ishte brenda kamionit, ja çfarë dyshohet
Një 45-vjeçar është gjetur i vdekur në Doganën e Vorës. Ai ndodhej brenda kamionit që drejtohej prej tij.
Policia dyshon se kjo vdekje ka ardhur prej një ataku kardiak, pasi nga kqyrja në trup të kamionistit s’ka pasur shenja dhune.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.