Gjendet i vdekur në hotel, konsulli grek e kaloi natën me dy femra
Konsulli grek në Venezuelë është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit ku banonte në kryeqytetin Karakas. Mediat venezueliane dhe ato greke shkruajnë për Angelos Haritos, se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore. Policia po heton edhe në pistën se ndaj tij mund të jetë kryer një akt kriminal.
Gjithashtu janë marrë në pyetje dy femrat që kishin shoqëruar konsullin 55- vjeçar mbrëmjen e djeshme. Ato treguan se 55 vjeçari kishte konsumuar alkool dhe më pas u ankua se kishte dhimbje në kraharor.
Shqetësimet vazhduan deri sa ai më pas humbi vetëdijen dhe u gjet pa shenja jeta. Konsulli po qëndronte në hotel “Altamira Suites”, në Karakas të Venezuelës. Kur shoqërueset e 55 vjeçarit panë se ai nuk po zgjohej, thirrën menjëherë rojet e sigurisë dhe ndihmën e shpejtë, po ndërhyrja për ta sjellë në jetë ka qenë e kotë.

KOHA JONË SONDAZH

