Gjendet i vdekur një 39-vjeçar në Tiranë
Një 39-vjeçar është gjetur i vdekur në Tiranë, në zonën e “Kodrave të Selitës” .
Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se R. Ç. ishte larguar nga banesa dy ditë më parë. Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë shtetasi R. Ç., 39 vjeç, i larguar nga banesa me datë 14.09.2021,” thuhet në njoftimin e policisë..
Policia po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.