Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në plazhin e Currilave, dyshimet e para

Trupi i pajetë i një mashkulli 60-vjeçar është gjetur paraditen e sotme në zonën e plazhit të Currilave, në Durrës.

Sipas të dhënave të para mësohet se trupi i pajetë është parë nga disa qytetarë të cilët kanë kaluar asaj zone dhe më pas është njoftuar me urgjencë policia.

Policia e mbërritur në vendin ku u gjet burri i pajetë ka nisur hetimet për të bërë identifikimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga dyshimet e para menjëherë pas ngjarjes është ajo e një vdekjeje shkaktuar si pasojë e mbytjes në det.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?