Gjendet i vdekur roja i një auto-servisi në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshimet e para të policisë

Gjendet i pajetë në mëngjes, në vendin e punës, roja i një auto-servisi në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se 58 vjeçari me iniciale Y. D., nuk ka shenja dhune në trup dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Megjithatë hetimet për rastin vijojnë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2020, rreth orës 07:21, në autostradën Tiranë-Durrës, në një auto-servis është gjetur i pajetë roja i turnit të tretë shtetasi Y. D., 58 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

SHKARKO APP