Gjendet i vrarë Sokol Rama, i zhdukur prej 14 ditësh. Pistat e dyshimit të policisë

Është gjetur i vrarë ditën e sotme Sokol Rama në fshatrat e Këlcyrës në Malshovë, i zhdukur që në datën 6 shkurt. Sokol Rama ishte banues në fshatin Mamaj i zhdukur prej 14 ditësh, ndërsa është gjetur sot brenda makinës së tij në një humnerë në zonën e Limarit.

Burimet policore thone se banorë të zonës ditën e djeshme kanë parë gjurmë gjaku dhe kanë lajmëruar efektivët blu të zonës.

Trupi eshte gjetur brenda makinës në pronësi të Ramës ne nje humnere ne zonen e Limarit ne Kelcyre. Dyshimet janë se ai është rrëzuar.
Sipas korrespondentit të Fax News trupi ndodhet ende ne humnere, ndërsa pritet të vijne ekspertet per ta pare nëse është ekzekutuar me armë apo ka humbur jetën për shkak të rënies në një humnerë me lartësi të konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sokol Rama ishte nje emer i njohur per policinë, pasi ishte akuzuar për vepra penale të ndryshme si mashtrimi apo edhe për vjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Roland Milo, i zhdukur pak ditë pas Ramës ende nuk është gjetur.

Burimet policore shprehen se dyshohet se dy të rinjtë mund të jenë përfshirë në ndonjë incident gjatë transportimit të lëndës narkotike drejt Greqisë. Por, nga ana tjetër, nuk përjashtohet as mundësia që dy personat të jenë fshehur në këtë zonë të thellë malore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?