Gjendet makina djegur, dyshohet se e kanë përdorur autorët e plagosjes në Vlorë
Në fshatin Cerkovinë, në aksin që lidh Vlorën me Fierin është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve të plagosjes së dy personave.
Nga atentati i sotëm në lagjen “Bashkimi” mbetën të plagosur Roland Çepaj dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj), ky i fundit pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar per plagosje në qershor të 2019.
Sipas policisë, autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.
Janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.