Gjendet në kanal në gjendje të rëndë, biznesmeni i kromit ndërron jetë në spital (EMRI)

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në Bulqizë. Biznesmeni i kromit, Murat Duriçi, është gjetur në një kanal, në gjendje të rëndë, dhe që ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bulqizë, ndërsa dyshohet se 53-vjeçari është aksidentuar me një furgon.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore, të cilat po hetojnë rastin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia sqaron se biznesmeni është përplasur nga një makinë tip “Ford”, e për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, siç raporton policia, shoferi ka braktisur mjetin pas aksidentit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur dhe shoqëruar në komisariat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bulqizë / informacion paraprak

Rreth orës 21.00, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip ‘ford’, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?